LAJMET

Jetoi dy luftëra botërore dhe gripin spanjoll, 108-vjeçarja merr vaksinën kundër COVID-19

Një grua skoceze që jetoi dy luftëra botërore dhe pandeminë e gripit spanjoll të vitit 1918, ka marrë dozën e parë të vaksinës së koronavirusit në ditëlindjen e saj të 108-të.

Marion Dawson, e cila ka lindur në 1913 dhe besohet të jetë personi i tretë më i vjetër në Skoci, mori vaksinën e saj në një kishë në Houston.

Banorët e zonës e përshkruajnë atë si një thesar dhe janë të lumtur që ajo u vaksinua.

“Zonja Dawson është një thesar lokal në Hjuston, pasi ka jetuar nëpër dy luftëra botërore dhe deri në bllokimin total, ajo nuk mungoi asnjë javë në Kishë. Kështu që është e përshtatshme që ajo ta bëjë vaksinën e saj në Kirk, një vend që ajo e do”, shprehet një banore.