OPINION

Jeta jonë dhe vampirët energjetikë?!

Shkruan: Skënder MULLIQI
Në këto ditë maji kur temperaturat po ngritën, po shtohen shpresat së mos hiqet edhe pandemia e cila na ka sjelli frikë dhe telashe shtesë në jetë, kur njeriu i Kosovës po përballët me probleme të natyrës ekzistenciale. Sigurisht së pyetemi a kemi mundësi që jetën ta kemi më ndryshe, pas kolerës?

Në kokë na sillet më qindra filma më skenarë të ndryshme nga këto që po përjetojmë. Koha ecën dhe kthim mbrapa nuk ka. Nuk kemi mundësi që përjetimet e deritashme t’i përsërisim, jeta nuk është reprizë, nuk ka përsëritje të skenave. E vetmja gjë çka mund të bëjmë, është së duhet pranuar veprimet që i kemi ndërmarr nga e kaluara, dhe ta kthejmë fletën e re. Njeriu sigurisht gjithmonë ka mundësi të fillon më një jetë të re, më të lumtur. Me këmbëngulësi dhe më vullnet, por edhe më fat, mund ta bëjmë punë shumë të mira. Jeta është një, dhe shpejtë kalon.Nuk do të ishte dashur të lejojmë që njerëzit e mbrapsht që e drejtuan shtetin e Kosovës për 20 vite, të luajnë më jetën   tonë. Gjatë i duruam, që të na imponojnë çdo vendim dhe çdo qëndrim të tyre. Këta duhet ti largojmë sa më parë nga jeta jonë. Këta janë vampirë energjetikë. Nga ne kërkojnë të japim gjithçka, e neve nuk na japin ama bash asgjë. Nëse i mbajmë shpresat në këta mashtrues, kanë më na tërhequr zvarrë deri në varr. Në errësirë. Dhe, nga kjo errësirë zor së do të dalim. Ndoshta edhe kurrë. Gjithmonë ekziston një rrugëdalje, nëse i themi veti mjaftë më – tash është bërë boll me këto poshtërsina! Nuk ka kush çka frikësohet më. Nuk respektohen njerëzit që nuk të respektojnë, dhe nuk respektohen njerëzit që nuk e meritojnë. Nga këta njerëz te politikes që na kanë pru diellin mbi kokë, duhet të largohemi. Nuk bëjmë asgjë të keqe nëse angazhohemi për veten tonë. Gjithmonë dhe në çdo kohë. Ky popull sigurisht së meriton jetë shumë më të mirë, se ka bërë sakrifica historike që të jetë i lire,  dhe i lumtur në tokën e vet. Dhe, natyrisht së meritojnë gjithë të mirat e kësaj bote. Së a do të bëjmë jetën më të mirë, krejt kjo varet nga ne. Nuk mjaftojnë ankesat, nuk mjaftojnë verbalizmat, nëse nuk bëjmë përpjekje konkrete për ta ndryshuar gjendjen e mjerë politike dhe te rrjedhave ekonomike e sociale në Kosovë. Mu për atë edhe duhet të mendojmë mirë, për lumturinë tonë, për shëndetin tonë. Të gjitha pakënaqësitë e grumbulluara për vite të tëra, kanë bërë që shumica edhe ta humbin shëndetin !Kjo qasje e jona karshi këtyre problemeve të grumbulluara nga kjo klasë politike banditeske, duhet të marrë fund. I ‘hargjuam’ gjithë këto vite, pa bërë gati asgjë as për vete, as për fëmijët tanë. Energjitë dhe potencialet tona është koha e fundit ti kanalizojmë për një jetë shumë më të bukur, për një perspektivë që na vodhën. Koha për veprime konkrete  është sot. Nesër mund do të jetë vonë…!

Leave a Reply

Your email address will not be published.