Tjera

Jeta e vështirë në mjerim

Mensuri ia ka lidhur biçikletës karrocën e vogël në pikun e masave për frenimin e përhapjes së virusit.

Kishte pothuajse dy vjet prejse e kishte futur në garazhin e ndërtuar me drunj e llamarinë. I është kthyer mbledhjes së mbeturinave të riciklueshme nëpër kontejnerë e deponi në kohën kur bëhej thirrje për të qëndruar në shtëpi.

Gjatë dy javëve të para pas vendosjes së masave shtrënguese nga Qeveria në mesmars, ia doli të siguronte ushqimin e familjes prej gjysmës së pagës prej 180 eurosh si pastrues në një qendër tregtare, shkruan KOHA.

“Vallahi, me qato pare, 90 euro ma, menxi e gjetëm do miell, edhe kemi ble pak ma shumë çaj, sheqer, zejtin e do makarona se nuk u dike sa po zgat kjo virane”, thekson Mensuri, rioshi nga Fushë-Kosova, i cili ka kërkuar që t’i ndryshohet identiteti nga frika se mund ta humbë vendin e punës si pastrues në kryeqytet. Paga e tij e rregullt ishte burimi kryesor për pesë motrat e vëllezërit, dhe prindërit e tij. 22-vjeçari, më i madhi prej fëmijëve, tani i është kthyer “zanatit të vjetër”, sikurse i thotë ai mbledhjes së mbeturinave metalike e plastike, teksa tregon se po e ndihmojnë edhe dy vëllezërit tinejxherë.

Gjatë kësaj kohe, punëdhënësi nuk e ka regjistruar në Administratën Tatimore të Kosovës(ATK) për të marrë 130 eurot prej pakos stimuluese të Qeverisë në detyrë për t’i ndihmuar punëtorët dhe bizneset të goditur nga masat për mbrojtje të shëndetit publik në kohë pandemie.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483