SPORT

Jep dorëheqje trajneri i Prishtinës

Slloveni Teo Hojc ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të KB Sigal Prishtinës, pas rezultateve të dobëta në ndeshjet e fundit.

Lajmin e ka konfirmuar klubi kampion i Kosovës në basketboll të dielën nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Është fakt që skuadra jonë në kohët e fundit nuk po përformon në nivelin e pritur, për këtë arsye ndjej obligim të marrë përgjegjësi. Unë dua t’u informoj se po jap dorëheqje nga posti i kryetrajnerit”, është thënë në letrën e trajnerit Hojc drejtuar klubit.

Prishtina të shtunën u mposht 89:82 në Prizren nga Bashkimi.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.