SPORT

Jep dorëheqje presidenti i Federatës së Futbollit në Bullgari

Borislav Mihaylov ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit të Federatës së Futbollit në Bullgari.

Kryeministri bullgar Boyko Borissov kërkoi sot dorëheqjen e tij pas thirrjeve raciste ndaj lojtarëve anglezë në ndeshjen e së hënës në Sofje, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”.

Takimin, që Anglia e fitoi 6 me 0, u ndërpre dy herë për shkak të sjelljeve raciste të tifozëve vendas, raporton BBC, transmeton Kosova.info.

Federata ka thënë se lëvizja është si pasojë e tensioneve të fundit, por s’ka përmendur racizmin në njoftimin për media.

Sipas njoftimit, tensionet kanë krijuar një “ambient të dëmshëm për futbollin në Bullgari dhe Federatën e Futbollit të Bullgarisë”.

Para ndeshjes, Mihaylov ishte ankuar në UEFA për shkak se e gjithë atmosfera e para takimit ishte përcjellë nën hijen e frikës se lojtarët anglezë mund të jenë cak i abuzimeve raciste.

Mihaylov, ish-portier, kishte luajtur në tri Kupa të Botës me Bullgarinë dhe ishte anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që nga 2011.