Bota

Jep dorëheqje ministrja e Drejtësisë

Ministrja libaneze e Drejtësisë, Marie Claude Najm, ka dhënë dorëheqje nga posti i saj pas shpërthimit masiv që ndodhi javën e kaluar në Bejrut, shkruan Reuters.

Përmes një deklarate, ajo tha se ia ka dorëzuar dorëheqjen qeverisë, duke e përmendur si arsye shpërthimin e fuqishëm në kryeqytet, ku besohet të kenë vdekur mbi 200 persona.

Përpos viktimave, në këtë shpërthim u lënduan mijëra persona dhe dhjetëra mijëra mbetën pa kulm mbi kokë.

Vendet më të fuqishme të botës të dielën u zotuan për dhurimin e mbi 250 milionë eurove si ndihmë urgjente për shtetin e futur në krizë.

Përpos pasojave të shpërthimit, gjendjen e përgjithshme në Liban po e rëndojnë kriza ekonomike, kriza politike dhe përhapja e koronavirusit. Mijëra njerëz kanë protestuar në Liban mbrëmë në shenjë pakënaqësie ndaj punës së qeverisë.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483