EKONOMI

Jep dorëheqje drejtori i KEK-ut

Arben Gjukaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit menaxhues të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Lajmin për Koha.net e ka bërë të ditur vetë ai.

“Dorëheqjen time e kam dhënë për arsye të shumta sot gjatë ditës”, tha ai në një përgjigje përmes telefonit, pa dashur të komentojë më shumë.

Në ndërkohë, kosovapress raporton se kryetari i Bordit të KEK-ut, Faruk Hajrizi, njoftoi se e ka emëruar në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit Nijazi Thaçin, i cili mban pozitën e drejtorit operativ në KEK.