SHËNDETËSIA

Jep dorëheqje drejtoresha e Klinikës së…

Doktoresha, Rukije Mehmeti ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtoreshës së Klinikës së Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Vendimin e saj e ka konfirmuar vetë doktoresha. Sipas saj pas këtij vendimi nuk qëndron asnjë lloj presioni, por thjeshtë ka të bëjë me jetën personale dhe dëshirën për të qenë më afër pacientit.

“Arsyet janë personale familjare faktikisht ngarkesa të shumta në punë, unë kam dëshirë por nuk po mundem me iu përkushtua pacientit sa po kam dëshirë, dhe posti i drejtorit të largon edhe nga pacienti dhe është me rëndësi me u marr me pacientin sesa me u marr me pozita udhëheqëse kam ngarkesa familjare dhe kjo është arsyeja nuk ka kurrfarë arsye tjetër”, tha ajo.

Pulmologia, Mehmeti tha se ajo do vazhdoj të jap kontributin e saj si doktoreshë në Klinikën e Pulmologjisë, por vetëm që më nuk do e drejtoj Klinikën e Pulmologjisë.

Ajo thotë se deri tek ky vendim nuk ka ardhur për shkak se ka pasur raporte të këqija me ndokënd.

“Unë do e jap kontributin tim jeta jem kanë pacientët siç kam kontribua deri tash do kontribuoj, mirëpo duke e pas parasysh që posti i drejtorit kërkon angazhime shtesë edhe ngarkesa shumë të mëdha unë me pacientin po mundem me qenë shumë pak. Unë po dua të jem më afër më pacientin sesa me pjesën menaxhuesem dua të jem më afër pacientit…02’23Nuk kam pasur kurfarë raporte të këqija me askënd kurfarë probleme tjera por tash unë nuk jam as drejtori i pari as i fundit që kam dhënë dorëheqje kjo është pse unë po dua me u marr me pacientin më shumë sesa me pozita menaxhuese”, u shpreh Mehemeti.