Show Biz

Jennifer Lopez e penduar për refuzimin e rolit të Diane Lane në “Unfaithful”

Jennifer Lopez është penduar që e kishte refuzuar rolin e kandiduar për Oscar të Diane Lane në filmin Unfaithful, pavarësisht se e konsideron Lane si “të përkryer” për rolin.

Ylli i “Hustlers” foli për karrierën e saj gjatë një interviste me “Vanity Fair” dhe zbuloi se asaj iu ofrua roli kryesor në dramën e cila përqendrohet tek një grua e martuar që kishte aferë.

“Po,” tha ajo kur u pyet nëse e kishte refuzuar ndonjëherë ndonjë rol dhe më pas ishte penduar. “Ishte një film i titulluar ‘Unfaithful’. Ai m’u ofrua dhe skenari, për mua, nuk më bëri shumë përshtypje. Duhej ta kisha ditur se (regjisori) Adrian Lyne do ta bënte të përkryer, por nuk e dija.”

Pavarësisht se do të dëshironte që të mund të ishte pjesë e filmit, superylli këmbëngul se Lane ishte zgjedhja e duhur për projektin e vitit 2002.

“Diane Lane ishte aq perfekte për të, dhe padyshim ishte menduar të jetë ajo, por kur mendoj për këtë, dua që tekstualisht ta qëlloj veten pistoletë në gishtin e madh të këmbës. Vërtet”, shton Lopez.