Show Biz

Jennifer Lopez dhe Rita Ora takohen për të diskutuar planet që të punojnë së bashku

Jennifer Lopez dhe Rita Ora raportohet të jenë takuar në mënyrë sekrete.

Një gjë e tillë ka ardhur pasi artistet dëshirojnë që të punojnë së bashku në të ardhmen, sikur në industrinë muzikore e po ashtu edhe në atë të filmit, shkruan Daily Mail.

Krijueset e hiteve thuhet të jenë takuar në Los Angeles, pasi ‘ato mund të bëjnë gjithçka së bashku’.

Rita ditëve të fundit udhëtoi për në Kaliforni nga Australia, kurse Jlo u kthye në The City of Angels pas një jave që qëndroi në Miami.

Sipas burimeve të The Sun dyshja thuhet të jenë takuar në në lokal në LA, derisa diskutuan për orë të tëra.

Një bashkëpunim i tillë mes dyshes është pritur për një kohë të gjatë nga fansat e dyshes.

Kjo dëshirë më shumë u përforcua në vitin 2018, ku Rita ishte shprehur e gatshme të bashkëpunojë me Lopez.