Kosova

‘Jemi parti e pjekur, nuk bëhet lojë/ Nuk përjashtohet opsioni LDK-AAK-NISMA

Ismet Beqiri nga LDK, ka thënë se partia e tij ka lëshuar mjaft shumë pe, dhe sipas tij nuk ka çfarë lëshon më shumë LDK-ja.

Beqiri tha se VV-ja i ka vënë para aktit kur kanë propozuar Konjufcën si kryetar.

Ndryshe formën e komunikimit të Kurtit, Beqiri e sheh si formë jo të mirë.

Ai tha se LDK është parti e pjekur dhe se nuk mundet VV-ja të bëjë veprime ku e dërgojnë LDK-në para aktit të kryer.

“Ne kemi lëshu pe. Kompromis më të madh se ky LDK nuk ka pas si të bëjë. 6 tetori e ka prodhuar një rezultat që VV të parin. Me këtë fakt VV e ka fitu nominimin për kryeministër kurgjë më shumë. Kurti duhet të zhveshet nga petku partiak. Ne asgjë nuk po kërkojmë as më pak e as më shumë vetëm një balancim në pushtet. Dallimi është shumë i vogël ndërmjet dy partive. Kur tentojmë me kriju marrëveshje , jo me na vë në dyshime e para aktit të kryer. Mënyra e sjelljet e njëanshme që e ka bë VV-ja. Nuk është formë e komunikimit të mirë ajo përmes video-mesazheve, dhe me vendos LDK-në para aktit të kryer, ne nuk jemi degë e VV-së ne jemi parti e pjekur, parnterinteti nuk ndërtohet kështu”, ka thënë Beqiri në Rtv Dukagjini.

E duke folur për opsionin B, Beqiri nuk e ka përjashtuar.

Ai ka thënë se në LDK ende nuk është vënë në diskutim opsioni i një koalicioni me AAK-në, NISMA-n dhe minoritetet, por megjithatë nuk e ka përjashtuar një opsion të tillë.

“Nuk e them se nuk vjen në rend të ditës kjo pikë, nëse Albin Kurti nuk arrin ta bëjë qeverinë dhe nëse nuk ka marrëveshje me LDK-në”.