Show Biz

Jehona Lumi publikon ripërpunimin e këngës “Erdh Pranvera”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Jehona Lumi, njihet për një interpretim të veçantë të këngëve të ndryshme.

Ajo është mjaft aktive edhe në rrjete sociale, duke bërë të ditur për më të rejat nga jeta e saj profesionale.

Jehona përndryshe karrierën e saj e ka të përqendruar edhe në këndimet ‘live’, ku mbrëmjet muzikore për të janë mjaft të shpeshta.

Ndërkaq, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, këngëtarja ka lajmëruar se ka sjellë një këngë të re.

Kjo e fundit ka ardhur si ripërpunim i njërës prej këngëve të njohura shqipe “Erdhi Pranvera”.

Pas publikimit në platformën YouTube, fansa e këngëtares menjëherë kanë filluar ta komentojnë pozitivisht një ripërpunim të tillë.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483