Show Biz

Jay Z dhe Kanye West nuk janë më miq

Kanye West dhe Jay Z kanë qenë miq të mirë me njëri-tjetrin, por tashmë nga kjo miqësi nuk ka ngelur asgjë.

Në një intervistë, Kanye ka treguar për herë të parë arsyen e prishjes së kësaj miqësie dhe është pikërisht dasma e tij, ku miku më i mirë Jay Z nuk mori pjesë.

Në 2014-n reperi u martua me Kim Kardashian, por Jay Z-dhe Beyonce nuk ishin të pranishëm në dasmë.“U lëndova që nuk erdhën në dasmë. Unë e kuptoj se ishin duke kaluar disa gjëra, por nëse jemi familje nuk mund të humbasësh dasmën”.

Më tej ai ka shpjeguar se nuk dëshiron që të nxjerrë asgjë negative, por thjesht po tregon të vërtetën. Këtë gjë ai nuk e ka sqaruar as me Jay Z, pasi është shprehur se është diçka që i përket të kaluarës.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.