SPORT

Jashari vazhdon kontratën me Trepçën ‘89

Futbollisti Muharrem Jashari, e ka vazhduar kontratën me Trepçën ’89. Mesfushori kreativ ka firmos me “minatorët” deri në vitin 2022.

Lajmi është konfirmuar nga klubi mitrovicas.

“Muharrem Jashari ka rinovuar kontratën me minatorët deri në vitin 2022. Jashari hapat e parë të futbollit i filloi në akademinë e KF Trepçës ’89 ku dhe u zhvillua si lojtar. Pas angazhimit të madh të tij në moshat e reja iu dha mundësia në moshë të re, si 17 vjeçar, të debutoi në ekipin e parë ku dhe aty shndriti dhe tregoj kualitetet me paraqitjet e tij. U zhvillua vazhdimisht ku tani edhe është kapiteni dhe lideri i minatorëve”, thuhet në njoftimin e 89-shit.

Për Jasharin është raportuar se ishin të interesuara disa klube, në mesin e të cilave edhe Prishtina. 22-vjeçari është edhe pjesë e Kosovës U21. Me ekipin nga Mitrovica e ka fituar titullin e kampionit në vitin 2018.

Për Prishtinën luajti në verë, si huazim. Aktualisht po vlerësohet prej lojtarëve më të mirë në Superligë.