Kosova

Jashari: Të rënët në masakrën e Reçakut u bënë gurëthemel i Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, ka përkujtuar 21 vjetorin e masakrës së Reçakut.

Ai përmes një postimi shkruan se, të rënët e kësaj masakre u bënë gurëthemel i Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës.

“Masakra e Reçakut ishte dëshmi e fortë e krimit kundër njerëzimit që po zhvillonte agresori serb mbi popullin e Kosovës dhe faktor vendimtar i ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë”.

Postimi në Facebook:

Sot, në 21 vjetorin e masakrës së Reçakut, kujtojmë e nderojmë 45 të rënët e kësaj masakre, të cilët u bënë gurëthemel i Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës.

Me këtë masakër, falë punës sensibilizuese të ish ambasadorit të OSBE-së, William Walker, lufta jonë për çlirimin e vendit mori kahje të re dhe përkrahje ndërkombëtare.

Masakra e Reçakut ishte dëshmi e fortë e krimit kundër njerëzimit që po zhvillonte agresori serb mbi popullin e Kosovës dhe faktor vendimtar i ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë.

Kjo masakër është pjesë e historisë së lavdishme dhe memories tonë të pashlyeshme kolektive dhe atë nuk mund ta mohoj askush.

Ambasadori William Walker edhe sot, 21 vite pas luftës është duke u angazhuar në vënien e drejtësisë për viktimat e luftës në Kosovë dhe për këtë shteti e populli i Kosovës i është përherë mirënjohës.

Lavdi të rënëve për lirinë e Kosovës!

Leave a Reply

Your email address will not be published.