Kosova

Jashari: Kostoja e shpronësimit të fshatrave të Hadës dhe Shipitullës arrin në 32 milionë

Avokati i Popullit Hailmi Jahari ka deklaruar se shqetësimi i qytetarëve të Fashtit Hade është i arsyeshëm, për vlerësimin e shpronësimet të fshatit Hade dhe Shipitullë.

Në komisionin për të drejtat e njeriut, Jashari ka barë të ditur se këta fshatarë po ballafaqohen me një padrejtësi në relacion me vendimet qe ka marrë Qeveria e Kosovës.

Ai tha se fshatarët kanë mbetur në një oazë që nuk kanë kushte për banim dhe nga institucionet e vendit ju ka humbë identiteti të jenë pjesë e këtij vendi.

Vonesa e shpronësimit të këtyre pronave të këtyre fshatrave, që nga viti 2004 e deri më tani janë duke u ballafaquar me padrejtësi të mëdha, edhe pse kostoja e vlerësimit nga 4 milionë është rritur në 32 milionë, e që është krijuar një amulli për banorët e këtyre fshatrave. /Kosova.info/