Kombëtare

Jashari: Është kërkuar të ndalen kamerat nëpër shkolla në ditën e zgjedhjeve

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se sot gjatë ditës është informuar nga drejtorët e shkollave që ata kanë pranuar telefonata (siç kanë thënë nga KKZ) nga persona të cilët kanë kërkuar që nesër [në ditën e zgjedhjeve] të ndalen kamerat në vendvotime.

Sipas tij, Komisioni Qendror Zgjedhor, përmes zyrtarit Nexhmedin Hyseni ka dërguar në drejtim të KKZ- Skenderaj një e-mail përmes së cilës ka urdhëruar KKZ-në që të ndalen kamerat në vendvotime, me pretekstin që “ky veprim është i kundërligjshëm në cenimin e lirive dhe të drejtave të votuesve”.

“Një shkresë e tillë e dërguar një ditë para zgjedhjeve, vetëm për komunën tonë, është e papranueshme dhe kundër demokracisë që synojmë të ndërtojmë”.

“Nëse prania e kamerave në vendvotime (klasa) gjatë votimit është shkelje atëherë përse këto kamera janë vendosur dhe funksionojnë në shkollat e Kosovës dhe janë funksionale gjatë procesit mësimor”.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të tij në Facebook:

Në funksion të konsolidimit të demokracisë liberale në shtetin tonë dhe në veçanti në komunën që unë udhëheq, për të pasur një proces të lirë dhe demokratik në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare, për të ruajtur votën e shenjtë të qytetarit dhe kredibilitetin e këtyre zgjedhjeve, ditë me parë kam takuar drejtorët e shkollave të Skenderajt, nga të cilët kam kërkuar që në ditën e votimit të vazhdojnë të jenë funksionale kamerat në klasa si në çdo ditë tjetër mësimore.

Kjo do të jetë në shërbim të ruajtjes së votës dhe votimit të rregullt demokratik, duke evituar çdo përpjekje për të deformuar vullnetin qytetar.

Sot, gjatë ditës, jam informuar nga drejtorët e shkollave që ata kanë pranuar telefonata (siç kanë thënë nga KKZ) nga persona të cilët kanë kërkuar që nesër të ndalen kamerat në vendvotime.

Për me tepër, Komisioni Qendror Zgjedhor, përmes zyrtarit, Nexhmedin Hyseni ka dërguar në drejtim të KKZ- Skenderaj një e-mail përmes së cilës ka urdhëruar KKZ-në që të ndalen kamerat në vendvotime, me pretekstin që “ky veprim është i kundërligjshëm në cenimin e lirive dhe të drejtave të votuesve”.

Një shkresë e tillë e dërguar një ditë para zgjedhjeve, vetëm për komunën tonë, është e pa pranueshme dhe kundër demokracisë që synojmë të ndërtojmë.

Nëse prania e kamerave në vendvotime (klasa) gjatë votimit është shkelje atëherë përse këto kamera janë vendosur dhe funksionojnë në shkollat e Kosovës dhe janë funksionale gjatë procesit mësimor.

Prania e kamerave në klasa evidenton çdo parregullsi që mund të ndodhë gjatë procesit të votimit apo numërimit dhe kështu nuk ka aspak të bëjë me shkelje të privatësisë sepse në kabinën e votimit aty ku voton qytetari nuk ka kamera dhe kështu votimi është i fshehur.

Për këtë situatë të krijuar kërkoj nga KQZ që të ndërmerr hapa konkret, konform legjislacionit në fuqi duke dënuar e eliminuar çdo keqpërdorime të pozitës zyrtare.

Pavarësisht veprimeve individuale që bëhen për qëllime të caktuara politike të gjithë ne e kemi obligim që të mbrojmë demokracinë dhe funksionimin normal të shtetit tonë të ndërtuar me shumë sakrificë.

ReagimTë dashur qytetarë,Në funksion të konsolidimit të demokracisë liberale në shtetin tonë dhe në veçanti në…

Posted by Bekim Hamëz Jashari on Saturday, 13 Shkurt 2021