Kosova

Jashari: Çdo herë krenar me sukseset e Ushtrisë së Kosovës

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka marrë pjesë sot në paradën e Ushtrisë së Kosovës me rastin e 23-vjetorit të Epopesë së lavdishme të UÇK-së.

Jashari ka thënë se është krenar dhe i lumtur me punën dhe sukseset e ushtrisë së Kosovës.

“Nga parada e Ushtrisë së Kosovës, në kazermën ‘Adem Jashari’, në shënim të 23 vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Çdo herë krenar dhe jashtëzakonisht i lumtur me punën dhe sukseset që për çdo ditë po shënon ushtria jonë. Lavdi heronjve e dëshmorëve të Lirisë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, në kazermën “Adem Jashari”, ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës sot parakaluan në prani të krerëve të shtetit dhe përfaqësuesit të familjes Jashari, Bekim Jashari.

Nga parada e Ushtrisë së Kosovës, në kazermen “Adem Jashari”, në shënim të 23 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.Çdo herë…

Posted by Bekim Hamëz Jashari on E premte, 5 Mars 2021