SPORT

Jashanica rikthehet pas suspendimit dyvjeçar

Mbrojtësi i Kosovës, Bajram Jashanica, që veshë fanellën e Skënderbeut, do të rikthehet në fushë pas vuajtjes së suspendimit dyvjeçar për shkak të testimit pozitiv me doping.

Jashanica nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë Skënderbeu në ndeshjen ndaj Teutës të shtunën, pasi që suspendimi i tij skadon të dielën më 23 shkurt. Mirëpo, ai do të jetë i gatshëm për sfidën e 29 shkurtit në Shkodër kundër Vllaznisë.

Jashanica 29-vjeçar me përfaqësuesen e Kosovës ka luajtur shtatë ndeshje, ndërsa në radhët e Skënderbeut gjendet që nga viti 2013.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483