Bota

Japonia me ushtri ruan tankerët e naftës në Lindjen e Mesme

Një luftanije japoneze është nisur nga Tokio me mision për të ruajtur tankerët e naftës në Gjirin e Omanit që furnizojnë Japoninë me 90 për qind të naftës.

Japonia është detyruar të ruajë anijet që po sulmohen nga Irani në detet e Lindjes së Mesme, transmeton KTV.

Përveç luftanijes, Japonia ka angazhuar 200 ushtarë, për t’i shoqëruar tankerët e naftës deri te portet japoneze.

Qeveria e Japonisë ka autorizuar forcën për të ruajtur anijet në rrezik, mirëpo ky vendim është kundërthënës për një shtet si Japonia që ndalon përdorimin e ushtrisë në mosmarrëveshjet ndërkombëtare.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483