Bota

Japoni, pacienti me coronavirus shkoi nëpër lokale për të ‘përhapur’ virusin vdekjeprurës

Një pacient me coronavirus në të 50-at e tij shkoi në shëtitje për të ‘përhapur virusin’ me dashje në Japoni para se policia ta çonte atë në spital.

Burri rezultoi pozitiv për sëmundjen – e cila ka vrarë më shumë se 3,500 person dhe me të paktën 105,000 të infektuar në të gjithë botën – por ai nuk tregoi asnjë simptomë në qytetin Gamagori, shkruan Daily Mail.

Ai u dërgua në shtëpi nga mjekët dhe u tha të vetë-izolohej para se të dërgohej në spital.

Por burri – prindërit e të cilit u diagnostikuan me coronavirus – injoroi këshillat dhe i tha një të afërmi se ai po e shpërndante virusin, transmeton Telegrafi.

Oficerët nga Stacioni i Policisë Gamagori të veshur me kostume të veçanta për mbrojtje nga coronavirusi nxituan drejt lokalit – por burri kishte bërë tashmë rrugën për në shtëpi me një taksi.

Burri është dërguar në një qendër mjekësore për trajtim. Kryetari i komunës së Gamagori, Toshiaki Suzuki tha: ‘Është për keqardhje që ai nuk qëndroi në shtëpi ashtu siç udhëzohej’.

Në të gjithë botën, gjithnjë e më shumë vende po kërkojnë një kujdes të shtuar sepse virusi tashmë po rritet vazhdimisht.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.