Kombëtare

Japin dorëheqje dy drejtorë të komunës së Shtimes

Brenda kësaj jave, dy drejtorë të komunës së Shtimës kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre.

Në kohën kur situata pandemike nisi të përmirësohej, postin e la drejtori i shëndetësisë Labinot Beqa, i cili këtë e arsyetoi me pengesat e synimet autoritare.

Por, kryetari i Shtimes, Naim Ismajli po thotë, pos tolerancës ndaj mendimit ndryshe, të gjithë drejtorët kanë pasur mbështetje vazhdimisht.

Ismajli thotë se për këtë vendim mbase mund të ketë ndikuar edhe puna e lodhshme në kohën e pandemisë.