SPORT

Januzaj si zëvendësues i Susos te Milani

Milani po e konsideron Adnan Januzajn si zëvendësues potencial të Susos.

Di Marzio ka raportuar se po monitorohet edhe mesfushori i Anderlechtit, Alexis Saelemaekers, si zëvendësues i Susos.

Megjithatë, Gianluca Di Marzio i ka thënë Sky Italias se Adnan Januzaj, futbollisti i krahut i Real Sociedadit, është në krye të listës dhe më i pëlqyeri për atë pozitë, transmeton KTV.

Interesimin për klientin e tij nga Milani dhe Roma e ka bërë të ditur edhe vetë menaxheri i Januzajt, Dirk de Vriese.

Shqiptari Januzaj që përfaqëson Belgjikën ka pasur tre asistime në 12 takime të La Ligës sivjet.

Shfaq më shumë