Kosova

Jankoviq: E vetmja e pranueshme, Kosova në Serbi

Asnjë shtet nuk do të hiqte dorë nga identiteti i vet dhe, simbolikisht, nga pjesa e vet më e rëndësishme, ka thënë për agjencinë FoNet bashkëpunëtori shkencor në Institutin e Beogradit për Politikën ndërkombëtare dhe ekonominë, Slobodan Jankoviq.

Për të, e vetmja gjë e pranueshme është që Kosova të jetë në përbërje të Serbisë.

Jankoviq ka thënë se duhet pritur kohë më të volitshëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, transmeton Koha.net.

Ai ka vlerësuar se konflikti i ngrirë nuk është zgjidhja përfundimtare, porse tash për tash është zgjidhja më e mirë.

Sipas tij, Bashkimi Evropian do të “shkatërrohet”, ndërsa “Amerika do të jetë gjithnjë e më pak e fuqishme“.

Për Serbinë, është qëndrimi i Jankoviqit, karrigia e OKB-së për Kosovën është e papranueshme.

Ai ka shtuar se në kuptimin ushtarak-strategjik Kosova është shumë e rëndësishme sepse ajo konsiderohet hapësirë qendrore manovruese për Ballkanin prej nga mund të trasohen më tej operacionet për kontroll të gjithë siujdhesës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.