Show Biz

Janë ndarë? Armina Mevlani sqaron njëherë e mirë lajmin e ndarjes nga Shkëlzeni, nxjerr videon që i thotë të gjitha


Armina Mevlani para pak ditësh festoi ditëlindjen e saj të 30-ë, e cila u shoqërua me shumë zhurmë në rrjet. Menjëherë pas festës u aludua se blogerja ishte ndarë nga Shkëlzeni, pasi ky i fundit nuk e uroi (të paktën jo publikisht) dhe as nuk u pa në postimet e saj.

Mirëpo, për t’ua mbyllur gojën të gjithëve, Armina ka publikuar videon më të bukur nga dita e saj speciale. Shihet se Shkëlzeni ka qenë i pranishëm në ditëlindje, e për më tepër çifti shfaqen duke kërcyer të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Në këtë mënyrë, blogerja ka bërë të ditur se ajo dhe Shkëlzeni vazhdojnë të jenë bashkë dhe mes tyre nuk ka ndodhur asnjë “krisje në marrëdhënie”.

Video