Kosova

Janë mbyllur pishinat që nuk i respektuan masat e Qeverisë

Policia e Kosovës (PK), referuar vendimeve të institucioneve të Kosovës si dhe referuar planit operativ policor për gatishmëri dhe reagim ndaj COVID-19, në vazhdimësi ka ndërmarr aktivitete të ndryshme me qëllim të implementimit të vendimeve dhe planifikimeve operacionale, që kanë për qëllim parandalimin e pandemisë dhe ruajtjes së shëndetit publik.

Policia e Kosovës përmes bashkëpunimit dhe koordinimin të aktiviteteve me institucionet që janë kompetente për luftimin dhe prevëntimin e rreziqeve nga virusi në fjalë, sot gjatë ditës në disa rajone ka ndërmarr veprime ndaj disa personave/pronarëve, që kishin hapur pishinat e tipit të hapura, në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së RKS-së.

Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë e Shtetit, në të gjitha rastet ku janë hasur pishinat e tilla të hapura, ndaj pronarëve janë incuar rastet ‘Mos veprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë’.“Policia e Kosovës do të vazhdojë implementimin e planit dhe monitorimin e situatës përmes njësiteve patrulluese dhe në të gjitha rastet ku vëren moszbatim të vendimit përshirë hapjen e pishinave të tilla në kundërshtim me vendimin zyrtar, do të marrë masa konkrete sipas dispozitave të parapara ligjore”, thuhet në komunikatë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.