Kosova

Janari i zi në familjen Alushani, nëna vdes pasi mori lajmin për vdekjen e djalit

Nënë e bir do të varrosen në të njëjtën ditë jo shumë larg njëri-tjetrit. Miradie e Luan Alushani vdiqën sot, të dy nga sulmi në zemër. Luani kishte probleme shëndetësore kohëve të fundit, ndërsa nëna e tij pësoi sulm në zemër posa mori lajmin se i vdiq djali. Luani ka lënë pas 4 fëmijë dhe gruan. Express ju sjell rrëfimin nga Komorani për këtë ngjarje të dhimbshme

Gentiana HASANI 

Fillimi i këtij viti do të mbahet mend gjatë për familjen Alushani, të Komoranit. Në ditën e dytë të janarit, në këtë familje ndodhi diçka e rëndë. Aty vdiqën dy anëtarë të familjes. Fillimisht Luan Alushani e pastaj nëna e tij, zonja Miradie, e cila vdiq nga sulmi në zemër pak minuta pasi kuptoi se djali i saj vdiq, po ashtu, nga arresti kardiak.

Gazeta Express ka qëndruar në familjen e të ndjerëve. Familjarët kanë treguar se Luani qe disa kohë kishte pasur probleme shëndetësore, gjendja e të cilit ishte përkeqësuar kohëve të fundit. 

Në foto: Të ndjerët Miradie dhe Luan Alushani

Sipas familjarëve, Luanit mbrëmë i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore. Familjarët e kishin nisur drejt spitalit, mirëpo Luani nuk ia kishte dalë. Ai tashmë kishte vdekur.

Me gjithë pikëllimin, familjarët e të ndjerit kishin shkuar në shtëpinë e tij, ku ishte nëna, gruaja e katër fëmijët. 

Aty tragjedia u dyfishua.

Njoftimi për vdekjen e dy anëtarëve të familjes Alushani-Komoran

Me t’ia kumtuar lajmin nënës së të ndjerit Miradies se i vdiq djali, edhe kjo e fundit pëson sulm në zemër si dhe pas pak orëve pas vdekjes së djalit edhe ajo vdes.

“Jemi shumë të pikëlluar. Nuk po mund ta besojmë. Luani i ka pasur disa probleme shëndetësore. Ka pasë sulm në zemër. E kanë dërguar në spital, por aty ka vdekur. Kur ka dëgjuar nëna Miradie se i vdiq djali, iu ka përkeqësua gjendja shëndetësore, e pas disa orëve edhe ajo ka vdekur”, i tha Gazetës Express, një familjar i të ndjerëve. 

Fshati Komoran

E qindra persona tashmë ishin mbledhur në fshatin Komoran. 

Varrimi bëhet sot, në orën 15:00, në varrezat e lagjes Alushani. /GazetaExpress/

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//oackoubs.com/4/3473483