Kosova

Jahjaga: Të investojnë më shumë në të ardhmen e fëmijëve

Ish-presidentja, e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka deklaruar se shënimi i kësaj dite duhet të na rikujtojë se të gjithë ne si individ shoqëri institucione se e kemi për obligim të angazhohemi ndaj mirëqenies së fëmijëve tanë, dhe se institucionet e Kosovës duhet të investojnë më shumë në të ardhmen e fëmijëve, pasi zhvillimi i një vendi dhe shoqërie është në dorën e tyre.

Këtë deklaratë, ajo e bëri në konferencën e organizuar nga Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore (QHPSM)  për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

“Fëmijët konsiderohen shtylla e ndërtimit të një shteti dhe shoqërie të fortë. Zhvillimi i vendit është pikërisht në dorën  e tyre prandaj çdo investim që bëhet në ta sot është investim në shoqëri të qëndrueshme”, ka thënë ajo, duke shtuar se dështimi për të investuar në fëmijët sot sjell pasoja në të ardhmen.

Ajo ka vecuar se cdo fëmijë duhet të jetë i rrethuar me dashuri dhe kujdes është më e pakta që gjithsecili nga ne mund të bëjmë për ta.

“Në Kosovë fëmijët hasin sfidat nga në të ndryshëm mungesa e qasjes në edukim, cilësi shërbime mjekësore qasje në hapësira mund të ndikojnë në zhvillimin e tyre”, ka thënë Jahjaga, duke përmendur edhe fëmijët e komuniteteve pakicë, e që në shumë raste edhe të asaj shumicë janë viktima të mjaftueshme të abuzimeve nga të rritur duke i detyruar të dalin në rrugë për të punuar apo për të kërkuar lëmoshë.

Kurse, Rudinë Fetahaj, drejtoreshë ekzekutive e kësaj konferencë, ka theksuar se nuk duhet të qëndrojmë si shoqëri duarkryq por duhet të veprojmë për përmirësimin  e situatës së fëmijëve.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.