KULTURË

Jackie Chan dhe Chris Tucker me foto paralajmërojnë “Rush Hour 4”

A janë Jackie Chan dhe Chris Tucker më në fund të gatshëm për ta xhiruar filmin “Rush Hour 4”?

Rreth 12 vjet më parë në kinema arriti “Rush Hour 3” dhe pavarësisht thashethemeve dhe paralajmërimeve, nuk po e prisnim (ende) ndonjë vazhdim të ri. Interneti tani nuk ndalet së komentuari ngjarjen e fundit. Chris Tucker gjatë fundjavës e vizitoi Jackie Chanin për ta festuar ditëlindjen e Chanit, dhe dyshja u fotografua duke e treguar numrin katër, që është arsyeja se pse spekulohet se aludojnë në faktin se inspektori Lee dhe detektivi Carter do t’i zgjidhin përsëri rastet.

T’ju rikujtojmë, lajmin e fundit për filmin e katërt e kishim dëgjuar në tetor të vitit 2017, kur Chan tha se skenari mund të jetë i gatshëm së shpejti. “Për shtatë vjet po refuzojmë skenar pas skenari, ndërsa dje më në fund u pajtuam. Skenari ende po kalon nëpër disa modifikime, ndërsa vitin e ardhshëm do të mundë të fillojmë me xhirimet nëse Tucker pajtohet”, tha ai, në atë kohë. “Rush Hour 4” atëherë as nuk hyri në produksion dhe as nuk iu dha projektit drita e gjelbër, shkruan KOHA Ditore.

Franshiza filloi në shtator të vitit 1988, kur komedia aksion “Rush Hour” e pushtoi botën kryesisht për shkak të duetit të shkëlqyer të përbërë nga Chan dhe Tucker. Ky film i fitoi 244 milionë dollarë në të gjithë botën, “Rush Hour 2”, 347 milionë dollarë, ndërsa “Rush Hour 3” i fitoi 258 milionë dollarë.



Leave a Reply

Your email address will not be published.