Love & Sex

Ja si mund ta bëni të lumtur një grua

Është histori urbane që qarkullon online, por është e lezetshme.

Thjesht për buzëqeshjen e mbrëmjes po ua servirim.

Mos e merrni shumë seriozisht, por mbani shënime, kjo më shumë vlen për burrat.

Si të bësh të lumtur një burrë?

1. Jepi seks

2. Jepi ushqim

3. Fli me të

4. Bëje të ndihet i rëndësishëm

5. Lëre të qetë

6. Mos i kontrollo telefonin

7. Mos u përpiq ta ndryshosh

Fare e thjeshtë duket, si vetë burrat

Si të bësh të lumtur një grua?

Nuk është dhe aq e vështirë.

Për të bërë për vete një grua, një burrë duhet vetëm të jetë:

1. Një mik

2. Një i dashur

3. Një baba

4. Një vëlla

5. Një elektricist

6. Një hidraulik

7. Një mekanik

8. Një masazhues

9. Një super fotograf

10. Një shoqe e ngushtë

11. Një gjinekolog

12. Një psikolog

13. Të dijë të lexojë yjet

14. Ta dëgjojë

15. Të jetë i pastër, i parfumosur dhe i rregullt

16. Simpatik

17. Atletik

18. I ndjeshëm

19. I kujdesshëm

20. I sinqertë

21. Inteligjent

22. Zbavitës

23. Kreativ

24. I fortë

25. I kuptueshëm

26. Toterant

27. Ambicioz

28. Pasionant

29. Kurajoz

30. I vendosur

31. I respektueshlm

32. I besueshëm

33. Të dijë të bëjë surpriza (pusulla dashurie, udhëtime, dhurata të vogla, të mesme e të mëdha)

34. Xhentil

35. Spontan

36. King

37. Të të përkëdhelë pa bërë seks

38. Të të dëgjojë deri në fund pa të ndërprerë

39. Të të dërgojë mesazhe dashurie

40. Natyrisht të të bëjë për të qeshur

Pa harruar që:

41. Të dijë të menaxhojë ulje-ngritjet e humorit dhe cunamet emotive para-gjatë-pas ciklit

42. Të hajë me shije dhe klas çdo gjë që gatuan partnerja, duke bërë komplimentet e duhura edhe kur bëhet fjalë për kokoshka.

43. Të bëjë shopping me qejf të madh

44. Mos të të vërë në dukje defektet

45. Të jetë mjaftueshëm i pasur

46. Të mos shohë asnjë vajzë tjetër për be

Dhe në të njëjtën kohë është shumë e rëndësishme që:

47. Të të kushtojë vëmendje

48. Të kalojë gjithë kohën me ty

49. Të të japë hapësirën që të duhet pa të pyetur kurrë ku ishe dhe me kë.

Por mbi të gjitha ka shumë, po shumë rëndësi që:

50. Të mos harrojë kurrë

* ditëlindjet

* përvjetorët

* Shën Valentinin

* Vizitën tek mjeku

E thjeshtë, apo jo?

P.S. Ta ketë shkruar një burrë apo një grua këtë listë?!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.