SPORT

Ja si e quan ish selektori serb kombëtaren zvicerane!

Pyetja mbi të gjitha pyetjet që shtrohen ditëve të fundit në mediet serbe është si të mposhtet Zvicra në ndeshjen me Serbinë.

Ish elektori i Serbisë Milan Zhivadinoviç në intervistën për “02”, vlerësoi lojën e deritashme të reprezentacionit serb por edhe Zvicrës, rivalit të radhës në botërorin. Zhivadinoviq ka bërë një lapsus me dashje apo pa të, duke i quajtur zviceranët “shqiptari”. Më 22 qershor do të zhvillohet ndeshja në mes Serbisë dhe Zvicrës në të cilin ekip ka katër shqiptarësh. Pikërisht është kjo “arsyeja” që po i  iriton futbolldashësit serbë dhe frika në rast të një fitoreje të Zvicrës. Ka qenë një postim i Gjerdan Shaqirit në të cilën ka publikuar atletet me flamurin e Zvicrës dhe të Kosovës dedikuar tifozëve kosovarë ajo që ka shpërfaq urrejtjen e opinionistëve serbë ndaj shqiptarëve.

Agjensia ruse Sputnik me tone paragjykuese sugjeron përfaqësuesit e reprezentacionit serb që të mos bien në provokime.  Në një emision të udhëhequr  nga Miroslav Lazanski ekspert për çështje të sigurisë, në pyetjen adresuar mysafirëve se çfarë presin nga kjo ndeshje ata thanë fitoren e Serbisë. Ish reprezentuesi Stanislav Karasi konsideron se raporti i futbollistëve serbë  në ndeshjen e radhës duhet të jetë sportive duke mos dyshuar se reprezentacioni serb do të jetë në krye të detyrës.

Predrag Sariq redaktor përgjegjës i “Zhurnali serb” thotë se reprezentacioni nuk duhet të lejojë të provokohet. “Nuk duhet në ndeshjen me Zvicrën të shikohet si në pyetjen e jetës apo vdekjes për shkak që në ekipin e tyre ka lojtarë të lindur në Kosovë. Gjithmonë kurrë e kemi bërë këtë , kjo na ka kushtuar me humbje , kështu që djelmoshat duhet ti shkarkojmë në këtë kuptim. Le të merren ata me ne në atë mënyrë, ndërsa ne duhet të tregojmë mençurinë që Rusia e ka treguar në planin politik…pra të mos biem në provokime”, thotë Sariq. Sipas fjalëve të tij sporti është poligoni më i mirë për të treguar fuqinë shtetërore.

Disa edhe kanë dizajnuar fitoren që duhet të arrijë patjetër Serbia në këtë ndeshje. Një pjesë e medieve ende nuk është çliruar nga barra e së kaluarës. Përmes rrjeteve sociale disa opinionistë kanë filluar fushatën raciste kundër reprezentuesve zviceran me origjinë nga Kosova. Simpatizimi para se gjithash është shprehje e gëzimit dhe fatit, që ndonjëherë mund të jetë paravan për diçka shumë të errësuar, agresive, sidomos kur lufta në sport është e lidhur ngushtë me ngjarjet nga e kaluara.  Si zakonisht ky lloj nacionalizmi sportive mund të funksionojë si lëndë djegëse për forma më serioze dhe të rënda të nacionalizmit.  Kështu disa tentojnë që stadiumet ti shndërrojnë në fabrika të shovinizmit, dhunës dhe urrejtjes. Për një pjesë të shtypit pro qeveritar serb, nacionalizmi duket investimi më i mirë. /Kosova.info/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483