Kosova

Ja si e humbi jetën i riu në Radoniq, tregon dëshmitari!

Një i ri nga fshati i Rastovicë i Deçanit, ka humbur dje jetën tragjikisht.

Azgon Selmanaj ka vdekur dje në Liqenin e Radoniqit. Kështu ka bërë të ditur deputetja e AAK-së Time Kadrijaj.

Ndërsa, policia njoftoi se dëshmitarë të rasti kanë arritur të nxjerrin viktimën nga liqeni, teksa për rastin është njoftuar edhe prokurori.“Nga dëshmitarët është dërguar në QKMF viktima mashkull kosovar pa shenja jete. Sipas dëshmitarëve, ata e kishin nxjerr nga uji i liqenit dhe i kishin dhënë ndihmën e parë mjekësore. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.