Show Biz

Ja shkaku i vdekjes së këngëtares Cady Groves…

Është zbuluar shkaku i vdekjes së këngëtares Cady Graves, e cila vdiq në maj në moshën 30 vjeçare.

Artistja, e njohur për hitet si “This Little Girl” dhe “Oil and Water”, vdiq nga komplikimet e abuzimit me etanol, konfirmoi një raport i autopsisë nga Zyra Mjekësore e Qarkut Davidson në Tenesi për Fox News.

Mënyra e vdekjes së Groves u vendos si “natyrale”, thuhet në raport.

Vëllai i saj Cody Groves njoftoi vdekjes e këngëtares kanadeze përmes një postimi të bërë në Twitter.

Përveç konfirmimit të lajmit, ai zbuloi se ajo vdiq nga shkaqe natyrore dhe iu referua dy vëllezërve të tyre, Casey dhe Kelly, të cilët vdiqën në 2007 dhe 2014 përkatësisht.

“Forget You”, “Crying Game”, “Caught”, “Dreams”, janë disa nga projektet e suksesshme të Groves që ka lënë pas. Ajo po ashtu do të lansonte albumin e radhës në muajin qershor.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483