Show Biz

Ja se si duket Nora Istrefi pa makijazh

Këngëtarja e estradës shqiptare, Nora Istrefi, është mjaft e ndjekur në rrjetet më të frekuentuara sociale.

Në atë Instagram ajo numëron mbi 900 mijë ndjekës, teksa nuk i kursen imazhet dhe videot e ndryshme, përfshirë edhe ato nga përditshmëria.

Këtë ditë, 33-vjeçarja ka ndarë me fansat disa fotografi pa makijazh, e cila tregon pamjen e saj natyrale.

Nora Istrefi /Foto: Instagram

Krahas dukjes, Nora vazhdon të jetë aktive edhe me projekte muzikore, e që të fundit këngë e lansoi para pak javësh.

Ajo bashkëpunoi me kompozitorin Irkenc Hyka dhe ky projekt në platformën YouTube ka kaluar mbi tre milionë klikime.

Përndryshe, Nora ka vite që është pjesë e skenës shqiptare dhe tashmë pëlqehet mjaft shumë për stilin muzikor të saj. /Telegrafi/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483