Kosova

Ja sa vota mori Enver Hoxhaj në Suharekë

Zëvendëskryeministri në detyrë nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj duket se ka marrë një numër të madh votash në vendlindjen e tij në Suharekë.

Hoxhaj në Suharekë ka dal si personi i dytë më i votuar brenda PDK-së, kështu duke u renditur i dyti pas Kadri Veselit.

Veseli në Suharekë ka marrë 3484 vota, kurse pas tij vjen menjëherë Enver Hoxhaj me 2184 vota.

Kujtojmë se PDK në Suharekë ka dalë si partia e tretë më e votuar atje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.