Kosova

Ja sa vota mori Andin Hoti në katër komuna

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Andin Hoti njehrit edhe djali i Ukshin Hotit, ka garuar për herë të dytë në këto zgjedhje për tu bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Insajderi ka siguruar disa nga lista e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Hoti ka arritur të marrë 770 vota vetëm në katër komuna. Në komunën e Klinës ai ka marrë gjithsej 297 vota, në Gjilan ka marrë 260 vota, në Dragash 170 dhe vetëm 43 vota në Podujevë.

Partia Demokratike e Kosovë në zgjedhjet e parakohshme është radhitur e treta në komunën e Gjilanit, Podujevës dhe Klinë kurse në komunën e Dragashit ka zënë vendin e dytë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.