Kosova

Ja sa vota morën deputetët e LDK’së në Malishevë

Në Komunën e Malishevës që njihet si bastion i Nismës Socialdemokrate, partia e Isa Mustafës LDK, megjithatë arriti që t’i sigurojë 19.60% të votave. Gazeta Express ka siguruar listën se sa vota morën kandidatët për deputet nga Lidhja Demokratike në këtë komunë.

Vjosa Osmani, kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, mori 3339 vota në Malishevë, derisa, numër të madh të votave në këtë komunë mori edhe kandidati për deputet nga radhët e kësaj partie Fetah Rudi.

Rudi ka mposhtur të gjithë kandidatët tjerë duke u radhitur i dyti me vota në Malishevë me 2596 vota.

Pas tyre radhitet Avdullah Hoti ndërsa i treti është Anton Quni me 824 vota.

Në listën e më të votuarve është edhe vajza e Gani Gecit, Marigona Geci që në Malishevë ka marrë 516 vota.

LDK në Malishevë në total ka marrë 4.004 vota.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.