Kosova

Ja sa për qind të kosovarëve mendojnë se aborti duhet të ndalohet me ligj?

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) bashkë me Konrad Adenauer Stiftung (KAS) kanë realizuar një anketë me qytetarët për ta analizuar mendësinë e qytetarëve rreth pyetjeve politike.

Njëra nga pyetjet që i është parashtruar atyre është ajo rreth abortit.

Sipas rezultatit, rreth 79% e qytetarëve mendojnë që aborti duhet të jetë i ndaluar me ligj në çdo rrethanë.

Rreth 77% besojnë se ndërhyrja e qeverisë në rregullim të bizneseve është në favor të interesit publik. 63% kanë deklaruar bindjen se koorporatat operojnë me fitim të tepruar.

Qytetarët janë pyetur se çfarë mendojnë edhe për vetëvrasjen në disa rrethana. Njëra nga pyetjet ishte “A mendoni që pa marrë parasysh se sa i sëmurë është dikush, nuk ka të drejtë t’i japë fund jetës së vet?”. 73.3% thanë u përgjigjën me “Po”, 22.6% u përgjigjën me “Jo”, ndërsa 4.1% thanë se nuk e dinë.

Anketa synoi të nxjerrë rezultate kredibile që do t’u hyjnë në punë të përfshirëve brenda kësaj fushe.

Ajo ka nxjerrë pikëvështrimet e qytetarëve për relacionin e shtetit me ekonominë dhe liritë individuale, si dhe pikëvështrimet mbi politikën dhe pjesëmarrjen.

Në fund, raporti i PIPS paraqet një analizë të segmentit të votuesve kosovarë duke u ndarë nëpër grupe të caktuara.

Më shumë respodentë besojnë se qeveria duhet të ndërhyjë për të përcaktuar standardet e pagave dhe kushteve të punës në sektorin privat dhe se qeveria duhet të ushtrojë kontroll mbi sektorin privat në mënyrë që ta mbrojë konsumatorin, krahasuar pjesën që beson se ekonomia funksionon më së miri kur është e lirë dhe pa kontrollë të ushtruar nga ana e qeverisë.