Bota

Ja sa është numri i të shëruarve me koronavirus në botë

Më shumë se pesë milionë raste me koronavirusin e ri janë regjistruar zyrtarisht në botë, 70% e të cilave në Evropë dhe në SHBA, sipas të dhënave zyrtare.

Të paktën 5 006 730 raste infektimi, mes të cilëve 328 047 të vdekur, janë regjistruar, veçanërisht në Evropë, kontinenti më i prekur me 1 954 519 raste dhe 169 880 të vdekur, si dhe në SHBA 1 551 853 raste, prej të cilave  93 439 të vdekur.

Numri i të shëruarve pas infektimit me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka arritur në mbi dy milionë.

Numri i rasteve të diagnostikuara nuk reflekton një numër real të kontaminimeve, pasi një pjesë e madhe e vendeve testojnë vetëm rastet e rënda.

Leave a Reply

Your email address will not be published.