Show Biz

Ja pse u ndanë Kylie Jenner dhe Travis Scott

Çdo ndarje e ka një histori, edhe pse mund të jetë e përkohshme si ato në Hollywood.

Mbrëmjen e djeshme shpërthyen lajmet se Kylie Jenner dhe Travis Scott po bëjnë një “pushim” në lidhjen e tyre.

Dhe “E!News” ka zbuluar arsyen.

“Kylie është e re, por do jetën e një familjeje tradicionale. Ajo ka parë motrat e saj më të mëdha me familje të mëdha e shumë fëmijë, dhe do të njëjtën gjë,” thotë një burim i afërt i miliarderes 22 vjeçare.

“Ajo donte të rrinte në shtëpi me Travis dhe vajzën e tyre Stormi më shumë se çdo gjë në botë. Por tani, prioritetet e tyre janë të ndryshme. Travis është i zënë me karrierën dhe punën e tij dhe është e vështirë për të të vinte çdo natë në shtëpi për të qëndruar me familjen dhe të vinte Stormin në gjumë. Kjo e bëri Kylie-n të pasigurt dhe me ankth,” vazhdon burimi.

Sipas tij, ylli i reality show do të martohet dhe të ketë më shumë fëmijë dhe u bë e qartë që Travis nuk mund t’ja ofronte asaj një gjë të tillë në këtë moment.

Leave a Reply

Your email address will not be published.