KULTURË

Ja pse romani “Psycho” është më i shituri

Deri më sot pak vepra shqiptare janë shkruar pa rregulla, me shprehje pa kufizuese,  ashtu si mendohet në heshtje, të pohohet edhe në publik, nëse mendojmë për vulgarizim, ato i shprehin në sy të gjithëve, nëse ëndërrojmë diçka seksuale, ajo shprehet pa ndonjë frenim, nëse  tentojmë ta pëlqejmë dikën, atë e pëlqejmë zëshëm. Romani “Psycho” i Ilir Muharremit, tashmë i njohur për publikun, në vete ngërthen çdo liri të shprehjes, duke filluar nga më e thjeshta e deri te vulgarja dhe problematikja. Aty çdo gjë thuhet troç, nëse kërkohet marrëdhënia seksuale, ajo bëhet si në realitet dhe përshkruhet komplet akti në detaje më të vogla. Nëse vritet, përshkruhet në detaje vrasja, nëse piqet mishi i njeriut përshkruhet në hollësi arsyeja përse është i shijshëm ky mish dhe përse njerëzit bëhen kanibalë. Në vazhdim po ju sjellim disa nga fragmentet:

“E njihni Bullgarinë? Jo? Tepër keq mik i dashur. Tash ndoshta nuk është më ajo Bullgaria e dikurshme në të cilën për një zhiletë bëje seks me gra të bukura. Atje njerëzit fare nuk flenë, rrugët janë të mbushura. Çiftet ecin dorë për dore. Burrat i tradhtojnë gratë, poashtu edhe gratë i tradhtojnë burrat. Shpesh gratë një herë në javë shkërdhehen me ndonjë burrë tjetër, krejt kjo për ta mbajtur harmonishëm martesën. Ka edhe shumë pederast atje, i shija në tramvaje duke ja futur gjuhën njëri tjetri, për Bullgarët kjo është normale. Edhe rrugëve i shija tek i kapshin gishtat e duarve, të ngjitura fortë. A do e bënit edhe ju, të merrni dorën time nëpër rrugët e Kosovës? Ah! Tallem mik. Edhe te ne ka pederast, vetëm se janë të fshehur. Afrohu më afër mik, mos u distanco tashmë. Shiko ajrin duket si i virgjër, kënaqësitë që më vijnë janë shumë të pastra zotëri. Kurse ne shikohemi dhe shikohemi…..

Një natë shkova në sallon masazhi, morra në banesën time njërën nga masazherët e cila më nderonte shumë, për shkak se më nderonte shumë e rraha. Pastaj natën tjetër shkoja në barë, për të marr një kërcimtare, hipja edhe unë në skenë i dehur nën dritën rozë dhe pluhurin e këtij vendi, hoqa këmishën u laga me pijen që mbaja në dorë mik. Rrija deri në agim dhe në fund përfundoja në banesën time pranë gruas e cila i dorëzohej epshit tim të fëlliqtë. Më zinte gjumi menjëherë nën ngrohtësinë e vogëlushes sime. Kur vinte dita mezi ngrihesha nga shtrati i dërmuar nga kurvat dhe alkooli. Femrat dhe pija mi ofronin kënaqësitë dhe më lehtësonin. Këtë sekret përdore edhe ti mik, shfrenimi është çlirues nuk të obligon, të jap kënaqësi. Në këtë lojë zotërohesh nga vetvetja dhe ky kaos nuk të sjellë ndonjë të ardhme, mungojnë premtimet. Njerëzit që e pëlqejnë këtë jetë, shkojnë në rrugica të izoluara nga bota. Si hyjmë në shtëpi publike anash është shpresa. Bisedat nuk janë të nevojshme, çdo gjë sigurohet pa muhabet, me para, por ndonjëherë edhe pa para, varet si e menaxhon.

Tani po fillojmë procesin e prerjes së gjymtyrëve dhe nxjerrjes së organeve. E para gjinjtë zonjë, të provojë thikën a është e mprehtë, por edhe nëse nuk është e mprehtë të dhemb më shumë. Ose të pres fytin, më lehtë të vdesësh menjëherë me pak dhimbje? Si thua për këtë ofertë? Apo t’i nxjerrë zorrët, ose të qaj në mjedis? Cila është më e mira? Ose, kam ende mjete të torturave ato sidomos mesjetare nga të cilat njerëzit rënkonin gjerë në vdekje zonjë. Në dhomën e madhe kam plot, a të sjellë Demin e tunxhtë?”