SHËNDETËSIA

Ja pse nuk duhet të hani shegë të ngrira

Të konsumoni fruta të ngrira rrezikoheni nga Hepatiti A. Ky është përfundimi i arritur pas një hulumtimi të kryer nga Instituti kundër Infeksioneve dhe Imunitetit në Melburn.

Kërkimi është bërë pasi disa persona shfaqën probleme nga konsumi i shegëve të ngrira.

Sipas shkencëtarëve, në kokrrat e ngrira të shegës qëndrojnë baktere infektuese.

Pas konstatimit të këtyre rasteve, në SHBA autoritetet kanë marrë masa duke nisur fillimisht një fushatë sensibilizimi.

Konsumatorët janë këshilluar të shmangin konsumin.