‘Ja mashkulli i zemrës sime’! Lei Kraja rrëfehet si rrallë-herë

Prezantuesja sportive Lei Kraja gjatë një inteviste në  “Pushime on Top”, ka zbuluar se mashkulli i cili do t’i rrëmbejë zemrën do ta zbulojë vetëm ku të shkojë në altar.

Ajo u shpreh se  është shumë romantike dhe nëse partneri nuk do i sillte kafen në shtrat do preferonte të qëndronte vetëm.

E pyetur nëse aktualisht është në një lidhje, ajo u përgjigj: “Flirt kemi por … publicitet. Jam romantike, e pres kafen në shtrat, dua të përkëdhelem. Nëse jo, më mirë vetëm. Kush tha që jam vetëm?! Jetën private e kam thënë nuk e zbuloj, por kur të martohem do ta tregoj.”

Ndër të tjera moderatorja ka treguar se gjatë pushimeve verore si shoqërues kishte zgjedhur të kishte vëllanë e saj, Bekimi i cili u prezantua për herë të parë në publik.

“Në Palasë kam ardhur me vëllain tim. Jemi katër fëmijë, ky është vëllai im i preferuar, quhet Bekimi por nuk flet shqip,”– u shpreh ajo.

“A është single Lei Kraja?”– e pyeti moderatori, vëllain e saj.

“Mendoj se është”, u përgjigj ai.

Image
Image
Go to TOP