Kosova

Ja kur do të fillojnë të bien temperaturat

Një ciklon i fuqishëm pritet të formohet ditëve të ardhshme në Mesdheun perëndimor, ndërsa mbi rajonin tonë dhe lindje të kontinentit fusha të presionit të lartë mbeten të bllokuara, duke favorizuar mot të qëndrueshëm dhe kryesisht me diell.

Sipas parashikimeve të fundit, nga 28 tetori shfaqen tendenca për ndryshim të motit dhe rënie të temperaturave.

23.10 – Ngrohtë, kryesisht me diell.

24.10-25.10 – Pas mëngjesit më të ftohtë, ditën ngrohtë, kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 4C deri në 8C, e maksimalet nga 23C deri në 25C.

Do të fryejë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-3m/s. Shtypja atmosferike do të shënojë rritje mbi vlera normale, e më pas gradualisht do të pësojë rënie.

Leave a Reply

Your email address will not be published.