Kosova

Ja çka thotë Pallaska për Edi Ramën, që përqeshi viktimat e luftës

Ka nisur me polemika të forta debati mes të ftuarve në Open në Top Channel, teksa po diskutohet për mini-shengenin ballkaik.

“Një shtet nuk mund të trajtohet ndryshe në vende të ndryshme”, u shpreh analisti Pallaska i cili kundërshton ashpër mini-shengenin.

“Kjo nismë është nisur nga Serbia në Novisad dhe Kosova në fillim nuk është ftuar nga Serbia. Kosova nuk është njohur nga Serbia”, tha analisti.

Ka ndërhyrë edhe Alban Dudushi duke thënë se Kosova është takuar me Serbinë në forume dhe nisma të tjera.

“Po Alban është e vërtetë, por liderët janë takuar si kundërshtarë. Presidenti Vuçiq nuk e njeh Kosovën por përveç kësaj mohon Reçakun.

Është e pabesueshme që kryeministri shqiptar të përqeshë viktimat e luftës”, tha analisti Dastid Pallaska.

“Kur e pyet gazetarja që a ia kërkoi Vuçiqit njohjen e viktimave Rama i tha gazetares si ka mundësi që ju më pyesni këtë dhe përqeshi viktimat e luftës”, tha Pallaska, transmeton Kosova.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.