Kosova

Ja çka thotë Gjuriqi për sulmin ndaj veturës këtij deputeti serbë

Në Leposaviq mbrëmë është djegur vetura e deputetit të Listës Serbe, Sllavko Simiq.

Dyshohet se në veturën e tij është hedhur eksploziv, ndërsa sipas policisë në kohën e shpërthimit Simiq nuk ndodhej në Leposaviq.

Drejtori i Zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka reaguar duke e quajtur veprim frikacak i atyre që besojnë se vullneti i popullit serb që luftojnë për të drejtat e tyre në Kosovë, mund të zbehet, shkruan ‘B92’, transmeton Kosova.info.

Sipas tij, serbët e Kosovës nuk janë të sigurt dhe janë të rrezikuar kudo që ndodhen.

“Unë iu them autorëve të këtij sulmi frikacak në emër të shtetit të Serbisë dhe Listës Serbe që asgjë nuk mund të trondisë popullin tonë në mënyrë që të largohet nga Kosova”.

Gjuriq iu bëri thirrje autoriteteve kompetente ta hetojnë rastin dhe të dënohen sulmuesit.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483