Kosova

Ja çka paralajmëron ambasadori Harçenko, se kush do të përfshihet në dialog

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan -Harçenko i deklaroi “Blicit” të Beogradit se Rusia do të përfshihet në negociatat me Kosovën “nëse e fton Beogradi”, ndërsa ka shtuar se “nuk mund të ketë marrëveshje pa Rusinë dhe miratimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.

“Deri sa të mos ketë kompromis, Rezoluta 1244 është aty”, është shprehur Harçenko.

Sipas tij, “Në radhë të parë është e domosdoshme që sa më parë të përmbushet kërkesa e Beogradit për heqjen e taksës nga Kosova”.

I pyetur si e komenton përpjekjen e SHBA që brenda një koha sa më të shkurtër të zgjidhet çështja e raporteve midis Beogradit e Prishtinës, ambasadori rus është përgjigjur se e shqetëson dëshira e saj për zgjidhje të shpejtë.

“Nuk besoj se ekziston zgjidhje e shpejtë, pos nëse bëhet fjalë për imponimin e asaj që është e papranueshme për Beogradit, siç është njohja e pavarësisë së Kosovës”, ështyë shprehur Bocan-Harçenko.

Ai ka thënë se interes i Rusisë gjithmonë ka qenë dhe mbetet vazhdimi, në rastin aktual përtërirja e bisedimeve”.

Ambasadori rus vlerëson se të gjitha bisedimet duhet të kthehen në bazë të Rezolutës 1244.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.