Kosova

Ja çfarë rekordi thyen Kurti dhe sa vota ka marrë më 6 tetor

Lideri i VV’së, Albin Kurti, ka thyer të gjitha rekordet me numrin e madh të votave që ka marrë në zgjedhjet parlamentare. Deputetja e kësaj partie, Arbërie Nagavci ka thënë se Kurti ka marrë 185 mijë vota.

Lëvizja Vetëvendosje doli e para në këto zgjedhje duke shkelur Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike. LDK doli e dyta me Vjosa Osmanin kurse PDK e treta me Kadri Veselin. Ramush Haradinaj, po ashtu, pësoi humbje, duke u renditur i katërti ani pse kishte shpresa së mund të dilte i dyti ose i pari.

Albin Kurti pritet të bëhet Shef i Qeverisë në një koalicion me LDK’në ku pritet edhe të ndahen pozitat në ditët në vazhdim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.