Show Biz

Ja çfarë paralajmëron Unikkatili

Unikkatili këtë vërë ishte shumë aktiv me koncerte në Kosovë. Megjithatë ai nuk arriti t’i përmbushë pritshmëritë e publikut duke lënë zbrazët stadiumet ku performonte.

Sidoqoftë, ai ka paralajmëruar se mund të kthehet në Kosovë së shpejti. E kjo pas zgjedhjeve të 6 tetorit, shkruan Reporteri.net.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi të kompanisë ‘Powow Entertainment’ e cila e solli për herë të parë reperin në Kosovë në vitin 2012.

Kjo kompani ka publikuar një foto të reperit me Albin Gashin (drejtor i dikurshëm i Powow) i cili garon për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje. Në foto pranë Unikattilit shihet edhe kreu i VV-së Albin Kurti.

Postimi i plotë:

Shqipe,

Albin Gashi, ai qe na mbushi zemren full n’2012 kur e pruni Unikkatilin n’Stadion t’Prishtines, tash po don me na perfaqesu n’Kuvend t’Kosoves.

Ju ka bashkangjit VV-se #126 me numer #44.

Fotoja eshte bo pak para koncertit n’Prishtine n’2012, Viktori i thojke Albinit: ska ma t’fort se na.

P’i shtim dy Albinat t’na bin Unikkatilin prap n’Stadion t’Prishtines per festen e Vetevendosjes mas 6 Tetorit.

Shqipet e verteta kan dashni!

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483