Bota

Izraeli pushtues, nuk mund ta fsheh këtë!

Gjatë dy dekadave të fundit ka ekzistuar një bindje e përgjithshme dhe pothuajse e pakontestuar që satelitët kanë ndaluar të marrin pamje mbi Izrael dhe territoret që i ka okupuar nga Palestina dhe Siria.

Kjo ka ndodhur për shkak të një rregulloreje të nxjerrë në SHBA në vitin 1996, që njihet si Amendamenti Kyl-Bingman (KBA), i cili ka kufizuar marrjen e pamjeve me kualitet të lartë dhe qasjen në imazhe me rezolucion të lartë, që prodhohen nga ana e kompanive amerikane mbi qiellin e izraelit (duke përfshirë edhe territoret e okupuara palestineze dhe Rrafshnaltat e Golanit), shkruan FP. Si rezultat i kësaj, imazhet publike që gjenden në platformat elektronike, si “Google Earth”, janë bërë të turbullta dhe me cilës të ulët.

Rezultat i presionit

Më 25 qershor, pas një presioni të madh të bërë nga akademia dhe shoqëria civile, rregullorja KBA kishte pësuar ndryshim papritmas, duke lejuar kështu që marrja e imazheve me kualitet të lartë të jetë e lejuar me ligj dhe të jenë të qasshme për këdo. Ky lajm edhe pse është i mirëpritur, megjithatë, shtron disa pyetje: Së pari, cilat kanë qenë
efektet e rregullores KBA? E dyta, pasi cilësia e imazheve satelitore është përmirësuar dukshëm dhe llojshmëria e tyre është rritur gjatë 24 vjetëve që nga koha kur është votuar rregullorja KBA, pse u deshtë kaq kohë e gjatë që ajo të anulohet? Rregullorja KBA është votuar pas periudhës së Luftës së Ftohtë, kur industria e nxjerrjes së imazheve satelitore ka qenë ende në fillet e saj. Presidenti Bill Clinton është përpjekur që ta rimodelojë teknologjinë e cila më herët është përdorur për spiunazh, në mënyrë që të gjejë përdorim më të gjerë dhe komercial. Ai gjithashtu kishte marrë vendim që të deklasifikonte imazhet satelitore të spiunazhit të SHBA-së, të viteve 1960 dhe 1970. Kombinimi i futjes në komercializëm dhe deklasifikimi i imazheve satelitore kanë ngritur alarm në disa vende. Izraeli, i shtyrë nga dëshira për të fshehur detaje nga Lufta e Ftohtë, ka lobuar në Kongresin amerikan për të krijuar një rregullore strikte, e cila ka rezultuar me votimin e rregullores KBA, e që janë imazhet e vetme të censurimit nga ana e Qeverisë së SHBA-së ndaj ndonjë vendi në botë. Legjislacioni, i cili ishte zbatuar nën pretekstin e mbrojtjes së sigurisë kombëtare të Izraelit, në fakt ka qenë më shumë një akt i censurimit.

Dokumentimi i ndryshimeve në terren

Në fund të fundit, imazhet satelitore me rezolucion të lartë u mundësojnë hulumtueseve që të kuptojnë më mirë, të identifikojnë dhe të dokumentojnë ndryshimet e peizazhit tokësor. Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA), që funksionon brenda Departamentit të Tregtisë të SHBA-së, është përgjegjëse për implementimin e rregulloreve që lidhen me vëzhgimin dhe hetimin nga distancat e largëta. Pasi rregullorja e KBA-së nuk e ka specifikuar nivelin e lejuar të rezolucionit, rregullorja ishte ndërtuar në 2 metra për piksel. Në anën tjetër, imazhet komerciale që përdoren sot ka më shumë gjasa të variojnë nga 0.25 deri 0.6 metra për piksel. Diferenca është ndërmjet mundësisë për të parë këndet e një ndërtese të madhe dhe për të parë veturat e parkuara të njerëzve jashtë ndërtesës. Është e mundur të identifikohen ndryshime substanciale në shfrytëzimin e tokës (për shembull, ndërtimi i vendbanimeve në madhësi sa një qytet apo shkatërrimi i strukturave palestineze) në limit prej 2 metrave, por ndryshimet më të holla, si për shembull rritja e gjatësisë së vendbanimeve apo vendndodhja e pajisjeve të vogla ushtarake është më vështirë të vërehen. Për 24 vjet, ky legjislacion ka mbuluar efektet e dëmshme të Izraelit, duke i fshehur ato nga pamja. 

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483